E diel, 20 Shtator 2026 Eat And Traditë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Zjarr në pyjet e Karaburunit/ Ndërhyrja, e vështirë për shkak të terrenit malor

Nje pjese e pyjeve ne gadishullin e Karaburunit janë përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të marte.

Zjarri eshte perhapur ne nje siperfaqe te madhe, prane se ciles nuk ndodhen banesa. Por nderhyrja ne zone eshte bere e veshtire per shkak te terrenit malor dhe mungeses se rruges.

Per pasoje, forcat zjarrfikese jane detyruar te udhetojne ne kembe drejt vatres. Nderkohe, ne ndihme te tyre kane shkuar edhe trupat e ushtrise, ndersa eshte kerkuar nderhyrje nga ajri. Një helikopter i Forcës Ajrore i pajisur me mjetet e posaçme është pëfshirë në operacion.

Shkaku i zjarrit dyshohet të jetë aksidental, nga ndonjë pushues apo çoban i zonës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë