Kurora me pisha në Parkun e Viroit në Gjirokastër është përfshirë nga zjarri. Flakët janë përhapur deri më tani ne gati 10 hektarë të Parkut të Viroit si dhe kanë vënë në rrezik një stan dhe dhjetëra koshere bletësh. Forcat zjarrfikëse janë në vendngjarje për të normalizuar situatën, ndërsa është kërkuar edhe ndihmë për të ndërhyrë nga ajri. Zjarri që mendohet të jetë i qëllimshëm, aktualisht rrezikon të përhapet deri në zonat e banuara për shkak të erës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *