E premte, 13 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 9 minuta më parë
Kronikë

Zjarr në një servis makinash në Pogradec/ Digjen 6 automjete

Një zjarr i madh ka rëne ne oret e para të mëngjesit ne një servis makinash në Pogradec.

 

Policia bën me dije se rreth orës 04:00 në fshatin Leshnicë, Pogradec, në rrethimin e jashtëm të servisit në pronësi të shtetasit G. P., ka rënë zjarr dhe për pasojë janë djegur 6 automjete të cilat jepeshin me qira. Dëme në njerëz nuk ka, por vetëm dëme materiale.

 

Reklamë

Nga të dhënat e para, dyshohet se zjarrvënia mund të ketë qenë e qëllimshme.

Nga kamerat e sigurisë janë  parë persona të afrohen, dhe të kenë hedhur benzine mbi mjetet duke u venë zjarrin. Dyshohet që autorët janë më  tepër se 2 persona, te cilët nga ana e policisë po punohet për t’i identifikuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë