Një zjarr i madh ka përfshirë një ndërtesë 4-katëshe në Berat. Banesa e shtetasit Nuri Hibro,që ndodhet prapa bashkisë së qytetit,në lagjen “10 Korriku” ,është përfshirë nga flakët paraditen e kësaj të mërkurë. Vila 4-katëshe kishte kaldaja në të gjitha katet,të cilat ishin të lidhura me oxhakun me dru dhe mësohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga bllokimi i oxhakut që mendohet të ketë kthyer prapsh flakët. Flakët dhe tymi janë përhapur me shpejtësi në të gjitha katet por falë ndërhyrjes së menjëhershme të zjarrëfikëseve flakët e zjarrit janë neutralizuar shpejt. Në banesë jetonte vetëm një çifti i moshuar,të cilët janë nxjerrë jashtë pa lëndime. Në vendngjarje,përveç forcave të shumta zjarrëfikëseje kanë shkuar edhe forca të policisë,që kanë bllokuar për disa minuta qarkullimin e mjeteve nga frika e flakëve dhe tymit,pasi banesa ndodhet në anë të rrugës së vetme që përshkon qytetin. Edhe pse paraprakisht mendohet se zjarri mund të ketë ardhur si pasojë e oxhakut,ekspertët në vendngjarje po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit që tmerroi gjithë zonën e populluar të kësaj lagjeje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *