Sot, rreth orës 22:15, në vendin e quajtur “Ish-ushqimorja”, Sarandë, në një magazinë elektroshtëpiakesh, ka rënë zjarr në kabinën e vendrojës, ku qëndronte shtetasi I. Xh., 59 vjeç.

 

59 vjeçari është dëmtuar nga zjarri dhe do të transportohet në spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore.

 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit, ku paraprakisht dyshohet se mund të ketë rënë aksidentalisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *