E shtunë, 26 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:10 Në vijim ora 02:10: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Zjarr në një lokal në pazarin e Gjirokastrës

Një zjarr ka përfshirë sot në mëngjes një lokal në pazarin karakteristik të Gjirokastrës.

Në vendngjarje ka shkuar menjëherë PMNZH, për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

 

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti teknik.

Mësohet se pronari i biznesit është Agron Muço.

 

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 9:15, në lagjen “Pazar i Vjetër”, Gjirokastër, në ambientet e lokalit të shtetasit A. M., 65 vjeç, banues Gjirokastër, ka marrë flakë një frigorifer. Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Menjëherë, në vendngjarje shkuan shërbimet e Zjarrfikëses dhe të Policisë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti teknik.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Vazhdo të lexosh