Zjarr në një bazë ushqimore për blegtori ka shkaktuar dëme të mëdha në fshatin Vloçisht në Bashkinë e Maliqit.

 

 

Ngjarja sipas policisë ka ndodhur pasditen e sotme duke shkaktuar djegjen plotësisht të bazës ushqimore për blektorinë si dhe hangarin ku ndodhej kjo bazë.

 

 

Nga flakët rrezikoheshin disa banesa pranë vatrës së zjarrin, por vetëm ndërhyrja në kohën e duhur e mjeteve zjarrfikës kanë bërë të mundur izolimin e flakëve.

 

 

Policia po heton për shkaqet e ketij zjarri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *