E shtunë, 26 Shtator 2026 Udhëtimet Mahnitëse deri në 08:30 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Zjarr në një furrë buke në Berat, dëme të mëdha materiale

Një zjarr ka rënë në një furrë buke në qytetin e Beratit, në lagjen “Dëshmorët e Kombit”.

Flakët janë parë nga punëtorët në një nga dhomat e pjekjes dhe më pas zjarri është përhapur me shpejtësi në të gjithë furrën.

Punonjësit dhe pronari i furrës kanë njoftuar menjëherë forcat zjarrëfikëse.

Edhe pse kanë mundur të lokalizojnë flakët dhe të shuajnë zjarrin, pjesa me e madhe e furrës është shkrumbuar totalisht.

Fatmirësisht, nuk ka të lënduar, pasi punëtorët kanë dalë shpejt, por dëmet e shkaktuara janë tepër të mëdha.

Zjarrëfikësit janë duke punuar për të zbuluar shkaqet e zjarrit. Paraprakisht, mendohet të jetë shkaktuar nga një qark i shkurtër elektrik.

Vazhdo të lexosh