Vëllai i Ndrea Prendit, gardistit të 21 janarit, është gjetur i vdekur në banesën e tij në Reps të Mirditës.

Mësohet se banesa në të cilin Nikoll Prendi jetonte është përfshirë nga flakët ndërsa nuk dihen shakqet e rënies së zjarrit. Komshinjtë dhe kryetari i fshatit Simon Kola janë munduar me çdo mënyrë që të hapin dyert, por ai nuk ka pranuar. Pasi kanë mbërritur, Shërbimet e Posaçme nga Rrësheni ai u gjet i pajetë.

Bëhet me dije se Prendi ishte i divorcuar dhe jetonte i vetëm.

“Më datë 04.10.2021, rreth orës 13:40, në fshatin Reps, Mirditë, si pasojё e shpërthimit të një bombule gazi, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit N.P., 65 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen. Shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses ndodhën në vendngjarje. Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes“, njofton policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *