Kronikë
Zjarr në një banesë në Korçë, vetëm dëme materiale

Një zjarr i shfaqur mbrëmjen e së martës në një banesë të lagjes 1 në Korçë u shua pa pasoja vetëm nga ndërhyrja në kohë e mjeteve zjarrfikse.
Zjarri ka rënë në një banesë private në vendin e quajtur ‘Çezmat e reja’. Dëshmimtarët thanë se flakët janë shfaqur fillimisht në oxhakun e banesës dhe më pas kanë përfshirë çatinë e ndërtesës.
Reklamë
Banorët e shtëpive pranë u përfshinë nga paniku sepse zjarri rrezikoi të përhapet në shtëpitë ngjitur i favorizuar nga era. Sinjalizimi i shpejtë dhe mbërritja në kohë e tre mjeteve zjarrfikse bëri të mundur izolimin e shpejtë të zjarrit dhe evitimin e pasojave të rënda nga përhapja e tij.

Vazhdo të lexosh
Reklamë




