E premte, 13 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Zjarr në Mifol të Vlorës, digjet parcelë me ullinj

Një sipërfaqe me ullinj është përfshirë nga flakët këtë të martë në fshatin Mifol, njësia administrative Novoselë, Vlorë.

Sipas informacioneve të para, nga zjarri është djegur një parcelë me ullinj dhe një sipërfaqe toke përreth. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për neutralizimin e flakëve.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa sipërfaqja e djegur raportohet të jetë e konsiderueshme.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë