Subscribe

Zjarri ka rrezikuar këtë të enjte zonën turistike pranë Ranës së Hedhun në Shëngjin të Lezhës. Situata ka qene mjaft problematike gjatë mesditës kur flaket kërcënuan banesa hotele dhe resorte. Megjithëse momentalisht shumica e vatrave te zjarrit janë vene nen kontroll ka ende rrezik. Më problematike situata është afër qendrës së Shëngjinit, ku flaket vazhdojnë te përhapen pasi favorizohen nga erërat. Afro 100 efektivë policie dhe forcat te armatosura janë angazhuar për shuarjen e zjarrit, nga i cili u rrezikuan edhe cisterna karburanti qe ndodhen afër portit. Në mbështetje të operacionit ishin edhe 5 mjete transporti dhe 2 ambulanca, të gatshme për evakuim banorësh. Policia njofton se ka arrestuar Preng Pergjonin, që dyshohet se është autori i vënies së zjarrit në malin e Shëngjinit. 63-vjeçari është kapur nga policia e Lezhës dhe është arrestuar me akuzën e “shkatërrimit me zjarr të pyjeve”. Sipas uniformave blu, Preng Pergjoni i kishte vënë zjarrin ne pyll, duke synuar ripërtëritjen e kullotave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *