Qindra banorë të kësaj kulle 24 katëshe në perëndim të kryeqytetit britanik Londër kanë përjetuar momente terrori, pasi ndërtesa u përfshi nga një zjarr i fuqishëm gjatë natës.

 

Te pakten12 persona humbën jetën, pasi mbetën të bllokuar mes flakëve, ndërsa mbi 70 të tjerë u transportuan në spital si pasojë e lëndimeve. Bilanci mund të jetë edhe më tragjik, pasi në ndërtesë strehoheshin mbi 120 familje dhe kërkimet vazhdojnë në çdo apartament.

 

Më shumë se 200 zjarrfikës dhe dhjetëra mjete mbërritën në vendin e ngjarjes për të ndihmuar në evakuimin e banorëve dhe shuarjen e zjarrit, ndërsa ambulancat u dhanë ndihmën e parë.

 

Zjarri i rënë në katin e dytë të godinës u përhap me shpejtësi brenda 15 minutave në te gjithë ndërtesën. Shkaqet e rënies se tij ende nuk dihen. Një banor i kullës Grenfell në veri të Kensingtonit, tregoi se ajo që kishte parë me sy i ngjante një filmi horror. Atij iu desh të merrte të bijën dhe të nxitonte për të shpëtuar.

 

Shqiptari Saimir Lleshi, që banon pranë kullës ku ra zjarri, rrëfeu se ishte zgjuar i tmerruar nga thirrjet e njerëzve qe kërkonin ndihme. Disa kishin bërë litarë me çarçafë për të zbritur nga dritaret.

 

Njerëzit kishin dalë në dritare dhe bërtisnin për ndihme, thërrisnin se kishin fëmijë që donin t’i shpëtonin. Ishte shume e rëndë.

 

Disa prej të mbijetuarve treguan se nuk e kishin dëgjuar alarmin e rënies së zjarrit, por kishin ndjerë erën e sendeve te djegura dhe kishin dëgjuar thirrjet e njerëzve për ndihmë. Shumë familje presin me ankth lajmet për fatin e familjarëve, per shkak te rrëmujës gjate evakuimit.

 

Kryebashkiaku i Londrës Sadiq Khan e përshkroi ngjarjen si tepër te rende dhe theksoi se tashmë duhen disa përgjigje në lidhje me sigurinë e blloqeve të apartamenteve në qytet dhe për mirëmbajtjen e tyre.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *