Vendi
Zjarr në kullotat e Lunxhërisë, flakët favorizohen nga era! Banorët i shkojnë në ndihmë zjarrfikësve

Mbrëmjen e sotme (25 gusht) një zjarr masiv ka përfshirë kullotat në zonën e Lunxhërisë.
Vatra e zjarrit është regjistruar në vendin e quajtur Shën Todhër ndërsa flakët favorizohen nga era.
Reklamë
Zjarri, i ndihmuar nga era po përhapet në një sipërfaqe të gjerë.
Strukturat e emergjencës kanë kërkuar edhe mbështetjen e banorëve për lokalizimin e zjarrit në zonën e Shën Todhrit.
Në terren për shuarjen e flakëve po punojnë tre automjete zjarrfikëse, ndërsa në ndihmë të tyre kanë shkuar edhe banorët dhe vullnetarë./vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë



