Bota
Zjarr në kullën e Trump Tower, një viktimë dhe plagosen disa pjesëtarë të zjarrfikëseve

Një person humbi jetën ndërsa 6 të tjerë u plagosen si pasojë e një zjarri që përfshiu kullën e presidentit të SHBA-ve Donald Trump, në katin e 50-të. Viktima është një 67-vjeçar, banues në kullë. Ndërsa të plagosurit janë pjesë e forcave zjarrfikëse, njoftoi departamenti i policisë në New York.
Zjarri u vu në kontroll pas dy orësh. Presidenti i Shteteve te Bashkuara i falenderoi publikisht përmes një postimi në Twitter për punën e bërë forcat e shërbimit zjarrfikës. Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka një zyrë dhe një apartament luksoz, dhe asnjë prej ambienteve të tij nuk u dëmtua. Ndërkohë autoritetet po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




