Kopshti nr. 45 pranë zonës së Selitës në Tiranë u përfshi nga flakët pasditen e së martës, por fatmirësisht nuk pati asnjë fëmijë të lënduar. Zjarrfikëset mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe bënë të mundur evakuimin e 150 fëmijëve, të cilët nuk pësuan asnjë dëmtim. Nga të dhënat e deritanishme mësohet se shkak u bë shkëndija në paketën elektrike të godinës, por që nuk solli asnjë problem për fëmijët veç dëmeve materiale. Po këtë pasdite ne kryeqytet, zjarri përfshiu katin e trete te nje pallati pranë Zogut te Zi. Sipas ekipeve te policisë ne banese ndodhej një i moshuar, i cili u ka shpëtuar flakëve, pasi është ndihmuar nga fqinjët. Ne vendngjarje kane mbërritur 3 automjete zjarrfikëse, te cilat kane vene nen kontroll situatën. Policia thotë se zjarri është shkaktuar nga shpërthimi i nje bombole gazi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *