Kronikë
Zjarr në komisariatin e Elbasanit/ I riu i vë flakën dritares së ankesave të qytetarëve

Një person i ka vënë flakën ambienteve të jashtme të komisariatit të Elbasanit mbrëmjen e sotme.
Reklamë
Burime për Vizion Plus bënë me dije se personi në fjalë ka ndezur zjarr pranë dritares së ankesave të qytetarëve e cila shërben dhe si zyrë informacioni.
Autori është një 32 vjeçar i identifikuar si Islam Latifi nga Mollasi, i cili ishte kthyer nga Franca. Ai mësohet të jetë me probleme mendore. Sipas policisë nuk është se ka pasur probleme me policinë por pa asnje shkak ka spërkatur me benzin dhe më pas i ka vënë flaken duke rrezikuar punonjesin e shërbimit. Autori është shoqërua në polici dhe më pas është shoqëruar për ndihmë mjekësore pasi janë shkaktuar plagë të lehta.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




