E shtunë, 26 Shtator 2026 Film TV deri në 03:25 Në vijim ora 03:25: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Zjarr në kodrat e Kavajës, flakët përfshijnë një sipërfaqe me ullinj

Një zjarr ka rënë në lagjen numër katër në zonën e quajtur kodra e Ali Beut në Kavajë.

Disa persona në përpjekje për të djegur disa shkurre i kanë vënë flakët gjithë kodrës duke rrezikuar edhe ullinjtë.

Zjarri është favorizuar nga era, duke dalë jashtë kontrollit. Ndonëse në zonë kanë mbërritur zjarrfikësit, terreni malor e ka vështirësuar ndërhyrjen./vizionplus.tv

Më shumë video