E martë, 6 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Zjarr në kodrat e fshatit Sherisht të Vlorës, flakët përparojmë me shpejtësi, rrezikohen parcelat me ullishte

Në mesditën e sotme, një zjarr ka përfshirë kodrat e fshatit Sherisht të bashkisë së Vlorës. Flakët, të ndihmuara edhe nga era, janë përhapur me shpejtësi duke hyrë në parcelat e banorëve të zonës dhe duke djegur disa rrënjë ulliri.

Për shkak të erës, dhe terrenit të vështirë zjarri ka vazhduar të përparojë dhe aktualisht rrezikon të përhapet edhe në parcela të tjera me ullinj në fshat por dhe ne zona me pyje.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim që të parandalojnë përhapjen e mëtejshme të zjarrit dhe dëmet në ullishtet e zonës./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë