Subscribe

Biblioteka Kombëtare përfshihet nga flaket. Zjarri ka rene rreth orës 10 e 40 te paradites ne katin e nëndheshëm, aty ku ndodhet fondi me i rëndësishëm i Bibliotekës: arkivat, dokumentet unike, antikuarët dhe dorëshkrime me vlere.

 

Pas ndezjes se alarmit qe njoftoi rënien e zjarrit, forcat zjarrfikëse mbërritën menjëherë pranë Bibliotekës. Kamera e Vizion Plus ishte e para që hyri në ambientet e brendshme ndërsa e gjithë Biblioteka Kombëtare, ishte përfshirë nga tymi. Menjëherë është bere evakuimi i punonjësve te Bibliotekës, ndërsa nje prej tyre u dërgua ne spital për shkak te asfiksisë.

 

Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse ka qene e vështirë per shkak se fondi i librave ishte ne dy katet e nëndheshëm. Janë dashur maskat dhe oksigjeni për zbritjen e zjarrfikësve ne ambientet e përfshira nga flaket. Burime të policisë bën të ditur për Vizion Plus, se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndije elektrike, ndonëse vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

 

Rreth orës 12:00, flaket janë shuar ndërsa tymi ka vijuar te dale edhe disa ore me vone. Ende nuk ka një bilanc te sakte te fondit te librave te djegur, por drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare dhe zv/ Ministri i Kulturës deklaruan se ne zonën ku ka rene zjarri, ndodhen vepra te lemerise shqiptare dhe te huaj, botuar pas viteve ’90.

 

Ne ditët ne vijim, do te ketë një bilanc te sakte rreth demit te shkaktuar nga zjarri.

 

Biblioteka Kombëtare ka një pasuri te shkruar prej 1 milion e 200 mije librash, dokumentesh unike, antikuarë, harta dhe dorëshkrime me vlere. Qe nga ndërtimi i saj, 51 vjet me pare, ne kete institucion nuk është bere asnjë investim për te ruajtur këtë pasuri te pazëvendësueshme.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *