Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë pllajën e mbjellë me dru frutor në zonën malore të fshatit Virion. Zjarri është përhapur me shpejtësi, duke djegur deri tani 4 ha me dru frutore, ndërkohë që terreni i vështire malor e ka bërë të pamundur ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse në zonë.
Deri më tani zjarrfikësit janë duke punuar me mjete rrethanore dhe me pompat e shpinës, duke e vënë deri diku zjarrin në kontroll edhe pse ka ende vatra të nxehta në të gjithë territorin.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, që paraprakisht mendohet se mund të jetë shkaktuar nga vetë banorët, duke djegur mbeturinat.