Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ndodhet në Pyllin e Pishporos në Fier duke monitoruar nga afër situatën e zjarreve. Ai e ka konsideruar vatrën e zjarrit si një ndër kaotiket me të cilat autoritetet janë përballur. Ndihma e shtetit fqinj, Greqisë, me dy avionë “Canadar”, ka ndihmuar në reduktimin e flakëve, sipas Peleshit. Ai shtoi se operacioni nga ajri do të vijojë deri në shuarjen e plotë të flakëve.

 

Ministri Peleshi ka pohuar gjithashtu se do të vijojë edhe operimi në terren i të gjitha forcave operacionale.

 

“Ne do je jemi ketu dhe do te mbeshtesim me forca, mjete, dhe logjistikë deri ne eliminimin e plote te zjarrit i cili ka pershkuar nje siperfaqe te madhe ne kete masiv pyjor”

 

Prej një javë forcat zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve në Pishporo, por terreni i vështirë ka pamundësuar punën e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *