E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Zjarr në fabrikën amerikane të dronëve në Letoni

Një zjarr shpërtheu të martën në një fabrikë amerikane të dronëve në Letoni, e cila ka ndërtuar dronë për ushtrinë e Ukrainës dhe aleatët e NATO-s, raporton AFP.

 

 

Mbi 20 makina të policisë, nëntë makina zjarrfikësish dhe pesë ambulanca shkuan në vendin e ngjarjes, në fabrikën e drejtuar nga firma amerikane Edge Autonomy në periferi të kryeqytetit të Letonisë, Riga.

Reklamë

 

 

Shkaku i zjarrit ende nuk dihet dhe aktualisht nuk ka raportime për viktima.

 

 

Zjarrfikësit letonezë u kanë kërkuar banorëve vendas të mbajnë dyert dhe dritaret e të mbyllura, për shkak të tymit të madh.

 

 

Kompania me bazë në Kaliforni, sipas faqes së saj të internetit, prodhon aeroplanë pa pilot me rreze të gjatë për misionet e inteligjencës, mbikëqyrjes dhe zbulimit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë