E martë, 10 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Zjarr në ambientet e spitalit COVID 3 në QSUT

Një vatër zjarri ka rënë paraditen e sotme në ambientet e spitalit COVID 3 në Tiranë.

 

Ngjarja është regjistruar pak momente më pare ndërsa mësohet se zjarri ka rënë në katin e parë të godinës, ku fatmirësisht nuk ka persona të shtruar.

 

Në këtë spital trajtohen të sëmurët me koronavirus. Mësohet se zjarri ka rënë në një nga zyrat e administratës, ndërsa dyshohet se shkak është bërë një rezistencë.

Më shumë video

Reklamë