Një zjarr vdekjeprurës që përfshiu një kazino dhe hotel në Kamboxhia u ka marr jetën të paktën 20 personave ndërsa mbi 50 të tjerë janë plagosur.
Videot e postuara në mediat sociale tregojnë njerëz të cilët dalin në çati dhe dritare të kompleksit në përpjekje për tu shpëtuar flakëve. Autoritetet theksojnë se numri i viktimave mund të jetë më i madh pasi një pjesë e stafit dhe klientëve ishin në katet e poshtme kur ra zjarri.
Tajlanda fqinje dërgoi disa grupe shpëtimi edhe pse shuarja e zjarrit zgjati mbi 12 orë. Viktimat janë të kombësive të ndryshme ndërsa ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.
Staf i i hotelit dhe kazinos arrinte deri ne 500 persona ndërsa deri në 1000 llogaritet të ishin klientë.