Vijon të jetë kritike situata nga zjarri në fshatin Belishovë të Mallakastrës, ku që prej mesditës së sotme një vatër e madhe zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre, pisha dhe ullishte.
Deri më tani raportohet për dhjetëra hektarë të shkrumbuar, ndërsa flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të erës së fortë, duke e bërë të vështirë ndërhyrjen e shërbimeve zjarrfikëse dhe forcave të ushtrisë që janë angazhuar në terren.
Terreni i thyer kodrinor ka vështirësuar punën për izolimin e flakëve, të cilat kanë dalë jashtë kontrollit në disa zona.
Edhe në kodrat e Gorishovës vijojnë të jenë aktive disa vatra zjarri, por me intensitet më të ulët krahasuar me ato të Belishovës.
/vizionplus.tv





