E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:15 Në vijim ora 05:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Zjarr KZAZ në Shkodër, arrestohen 5 persona

Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës, pasi kanë kryer veprime aktive, për të djegur me zjarr shkollën “Shejnaze Juka” në lagjen “Kongresi i Përmetit” Shkodër dhe materialet zgjedhore që ndodheshin në ambientet e kësaj shkolle.

 

Sipas policisë në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale G. B., 29 vjeç, A. G., 50 vjeç, A. N., 39 vjeç, O. Th., 17 vjeç dhe A. N., 41 vjeç punonjës i Policisë së Bashkisë Shkodër.

 

Gjithashtu janë shpallur në kërkim 14 shtetas dhe janë proceduar 2 të tjerë të cilët ndiqen në gjendje të lirë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë