Një sipërfaqe e madhe është përshkruar nga zjarri në Mal të Thatë, sipër fshatit Koritë.

Burimet pranë bashkisë së Maliqit, thanë se zjarri ka përfshirë kryesisht kullota por edhe sipërfaqe me bimë medicinale të zonës.

Për izolimin e flakëve të zjarrit, janë duke punuar në terren më shumë se 20 forca të shërbimit zjarrfikës dhe atij pyjor të bashkisë së Maliqit, ndërkohë që në ndihmë të tyre sipas kryetarit të bashkisë Gēzim Topçiu, kanë shkuar edhe forca të shërbimit zjarrfikës dhe pyjor të bashkisë së Pustecit.

Të gjithë këto forca kërkojnë të izolojnë flakët që të mos kalojnë në anën tjetër të Malit të Thatë, ku ndodhet edhe Parku Kombëtar i Prespës. Nëqoftëse zjarri kalon në anën tjetër, dëmi sipas Topciut, mund të jetë shumë herë më i madh.

Terreni i vështirë nuk lejon hyrjen e mjeteve zjarrfikëse, pasi flakët janë pothuajse në majë të Malit të Thatë.

Zjarri sipas ekpertëve mendohet të ketë qënë i qëllimshëm, megjithatë policia po punon për të mësuar më shumë për shkaqet e kësaj zjarrvënie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *