Pas disa vatrave në Cakran dhe Zhupan, një tjetër zjarr është përhapur në Vadhisë të Fierit.

 

Flakët jane përhapur në të gjithë sipërfaqen e kodrës në këtë zone, duke djegur ullishtet. Forcat zjarrfikëse në vendngjarje po mundohen që të shuajnë zjarret. Fatkeqësisht flakët po vijon në drejtim të pyllit dhe forcat e Policisë dhe zjarrfikëses po punojnë për vënien në kontroll.

 

Ndërkohë, në qytetin e Korçës është djegur një sipërfaqe toke në unazën e qytetit.

 

Edhe në Voskopojë, zjarri ka përfshirë pyjet me pisha, në zonën midis Krushovës dhe Shipskës. Zjarri është aktiv prej disa orësh dhe ka përhapje të madhe. Ende nuk dihet sipërfaqja që është duke u djegur, në zonë kanë shkuar zjarrfikëset dhe punonjës shërbimi.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *