Video · Kronikë
Zjarr i madh në Shkodër/ Në gjendje të rëndë e moshuara, shkrumbohet shtëpia (Video)
Një zjarr i madh është raportuar nga Shkodra gjatë orëve të para të mëngjesit të së mërkurës.
Reklamë
Zjarri dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndi elektrike ndërsa ka shkrumbuar totalisht shtëpinë dhe e plagosur ka mbetur një e moshuar.
E moshuara ishte bllokuar në ballkon dhe është nxjerrë nga banesa pas një ore lufte me flakët.
Shërbimi zjarrfikës, policia dhe banorët kanë ndërhyrë për të nxjerrë të moshuarën.
E plagosura me djegie të mëdha është transportuar për në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Më shumë video
Reklamë




