E diel, 4 Tetor 2026 Zilia deri në 01:10 Në vijim ora 01:10: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Zjarr i fuqishëm afër kullës së puseve të naftës në Mbreshtan të Beratit

Një zjarr ka rënë ne fshatin Mbreshtan të njesisë administrative Sinjë ne Berat.

Kanë qënë punonjesit e firmës së naftës qe kane njoftuar sherbimin e zjarrfiksese se bashkise Berat.

Reklamë

Zjarri ndodhi rreth 700 metra larg kullës se pusit te naftës. Gjithashtu ne  vendngjarje kane shkuar dhe banore te zones te cilet kishin dhe tokat e tyre kryesisht ullishte.

Nga të dhënat, zjarri ka perfshire rreth 3 hektarë shkurre dhe afersisht 2 dynym ullishte.

Pavarësisht terrenit të vështire punonjësit e zjarrëfikëses po punojne per fikjen totale te vatres se zjarrit.

Në ndihme të zjarrëfikëses kane shkuar dhe punonjes te ndermarjeve te gjelberimit dhe te rrugeve. Sakaq nga ana e policisë po hetohet për të kuptuar nëse zjarri ka qënë aksident apo I qëllimshëm.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë