Politikë
“Zjarr e kaos për t’i ikur drejtësisë”

Një dite pas shpalljes së aksionit për mosbindjen civile, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur rrjetin social facebook për t’i dhëne përgjigje opozitës. Rama akuzon demokratët se kur ata ishin në qeveri e bënë tenderin e pagesës së rrugës 8-9 euro dhe dështuan.
Ndërkohë që tani, thekson kryeministri i vunë zjarrin “patriotik” e duan ta përdorin Kukësin si shishe benzine për të djegur rrugën europiane të Shqipërisë. “Mjerë kush u beson rrugëhumburve pa atdhe që duan zjarr e kaos për t’i ikur drejtësisë,” shkruan Rama ne profilin ne rrjetin social facebook.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




