Subscribe

Të gjitha KZAZ-të në bashkitë e drejtuara nga opozitau kthyen kthyer në fronte lufte.

 

Kjo është pamja qe ofroi paraditen e se merkures qyteti i Burrelit. Përplasjet e shumta bënë që situata të pershkallezohej, aq sa policia u detyruar të përdorë gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

 

Dhjetera mbeshtetes te opozites u perplasen me forcat e policisë, e për pasojë disa protestues u plagosën dhe u dërguan menjëherë në Spitalin e Burrelit.

 

Konflikti zgjati derisa policia u tërhoq e turma nxorri materialet zgjedhore për ti djegur në mes të rrugës.

 

Më pas protestuesit u nisën drejt Klosit ku pushtuan ambientet e KZAZ-së nr 17. Ata morën materialet dhe iu vunë flakën.

 

Por sipas opozitës, një nga militantët e PD, Alfred Lika u dhuna nga forcat speciale. Ai u dërgua me helikopter drejt spitalit të traumës në Tiranë ku u vizitua edhe nga kryetari i partise demokratike Lulzim Basha.

 

Nderkohe policia shoqëroi në komisarit disa protestues, midiis tyre edhe ish deputeten demokrate Dhurata Cupi.Kjo e fundit qendroi pak minuta ne polici e me pas u la e lire.

 

Edhe në Kamëz situata ishte e rënduar. Ky është momenti kur policia hodhi gazin lotsjellës në përpjekje për të ndalur turmën. Por e gjithë kjo nuk kaloi pa të lënduar mes tyre ishte edhe nje efektiv policie.

 

Punonjësit e bashkisë dhe militantët e PD-së tentuan të hapin me forcë derën e shkollës ‘Ibrahim Rrugova’ ku ndodhet KZAZ-ja 27.

I njejti skenar u zbatua edhe ne Kukes ku nuk mungoi gazi lotsjelles. Policia tentoi të ndalonte protestuesit por militantët ja dolën që të hyjnë e të marrin materialet të cilat më pas i dogjën.

 

Turma, e drejtuar nga  ish deputete te opozites  tentoi të futej me force brenda mbjenteve te  KZAZ-së ne bashkine e Skraparit me te njejtin objektiv shkaterrimin e materialeve zgjedhore.

 

Tension pati ne KZAZ 67 ne Pogradec. ish deputeti i PD Klevis Balliu i shoqeruar nga militante te PD e LSI kerkoi lirimin e ambienteve.

 

Në Bilisht, militante te PD tentuan te hyjne ne qender ku nuk munguan përplasjet me policinë.

 

Edhe në Kavajë protestuesit u mblpdhën pranë KZAZ-ve, duke kërkuar lirimin e ambienteve.

 

Më qetë situata ishte në Lezhë, Shkodër e Mallakastër. Në kryeqendrën e veriut, për të monitoruar situatën sot ishin edhe vëzhguesit e ODIHR.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *