Një lokal në Berat është përfshirë nga flakët.

Zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike në magazinën e lokalit. Menjëherë janë njoftuar forcat zjarrfikëse, ku kanë bërë të mundur neutralizimin e zjarrit në kohë rekord.

Flakët kanë shkaktuar dëme materiale, si frigorifer dhe pajisje të tjera elektrike. Fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për nxjerrjen e shkaqeve të zjarrit, si dhe dëmet materiale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *