Sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre pranë bazës së Pashalimanit në Vlorë u përfshinë mëngjesin e kësaj të marte nga flakët.

 

Falë ndërhyrjes në kohë, zjarrfikëset vunë nën kontroll flakët duke parandaluar përkeqësimin e mëtejshëm të situatës.

 

Ndërkohë në fshatin Llakatund, një automjet mori flakë në mes të një parcele me grurë.

 

Drejtuesit të mjetit iu fik makina dhe në tentativë për ta ndezur shpërtheu në flakë.

 

Edhe në këtë rast ndërhyrja e zjarrfikësve parandaloi përhapjen e flakëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *