Ne mënyre te papritur, atëherë kur kishte vendosur nje rekord me vete ne histori duke rrëmbyer tre here radhazi Uefa Champions League, Zinedin Zidan ka vendosur te jape dorëheqjen nga kampionet ne fuqi te Europes te Realit te Madridit. Lajmi është bere publik nga vete trajneri francez ne nje konference per shtyp ne prani edhe te presidentit Florentino Perez, i cili e ka përshkruar kete situate si nje vendim te papritur. Sipas Zizu vendimi është mare ne nje moment te vështire, por edhe te rendesishem. Sipas tij motivet e largimit jane sepse kjo skuadër duhet te vazhdoje te fitoje dhe per kete gjë ka nevojen e nje ndryshim te pankines. Pra metoda te reja te pune e per këtë arsye ka ardhur moment i ndryshimit.

 

E dua këtë emër, kete skuadër dhe per këtë skuadër është e drejte te këtë nje ndryshim. Është nje lamtumire, Real me dha gjithçka. Per shume te tjere nuk ben sens, por ishte koha per ndryshim si për mua dhe për lojtaret. Pas 3 vjetësh ishte vendimi i drejte. Ky është vetëm nje zhvillim i natyrshëm i situatës. Ne 20 shkurt nuk mendoja për kete situate. Unë nuk jam lodhur per te trajnuar, përkundrazi e bej kete pune ne vetëm 3 vjet. Por është momenti qe skuadra te vazhdoje te fitoje dhe per kete arsye është e drejte te kete ndryshim. Unë nuk do te kërkoj nje tjetër skuadër.”

 

Zinedin Zidan e mori skuadrën e Realit te Madridit ne 4 janar te 2016-es pas dorëheqjes se Rafa Bentinez. Nen drejtimit e skuadrës, Merengez 45 vjecar fitoi nje titull kampion ne Spanje, superkupen e Spanjës, dy here Superkupen e Europes dhe po kaq Kupën e Botes per klube. Por rekordin e jashtëzakonshëm ne histori  e vendosi me fitimin e tre sezoneve radhazi te Uefa Champions League. Duket se kandidati potencial per zëvendësimin e tij, sipas mediave spanjolle, është tekniku i kombëtares gjermane Joakim Lev, ndërsa Reali i Madridit me te gjitha gjasat do te përshkohet nga nje revolucion i vërtete, ku edhe ylli portugez Kristiano Ronaldo po mendon seriozisht largimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *