E premte, 9 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Zili: Primaret mund të nxisin përçarje brenda PD! Këlliçi: Risi në politikën shqiptare, në PS ministrat dhe deputetët surprizohen kur shkarkohen apo emërohen

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) njoftoi sot se Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar listat e kandidatëve për Primaret 2025.

Deri më tani, janë regjistruar gjithsej 468 kandidatë të propozuar dhe vetëpropozuar, nga të cilët 289 kanë dorëzuar dokumentacionin përkatës.

Reklamë

Në këtë garë, 89 kandidatë janë gra (31%), ndërsa 47 i përkasin grupmoshës së të rinjve (16%).

Në emisionin “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj mbrëmjen e sotme ishte drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi dhe kryeredaktori i lajmeve në Vizion Plus, Roland Zili.

Reklamë

Zoti Zili tha se në listën e publikuar nga PD-ja sot, vihen re edhe emra të rinj dhe kjo është e mirë për partinë. Por koha në të cilën po zhvillohen primaret, mund të krijojë përçarje brenda opozitës.

Këlliçi tha se ky problem ekziston, por shpreson që demokratët do të shkojnë të bashkuar në zgjedhje. Ai tha gjithashtu se primaret janë risi në politikën shqiptare, ndryshe nga PS ku ministrat dhe deputetët nuk e dinë të ardhmen e tyre politike, sipas tij.

Zili: Emrat kanë shumë rëndësi sepse është trupa e nesërme e ekipit që do përfaqësojë PD në parlament, bien në sy emra të rinj që duan të jenë pjesë e garës. Në këtë këndvështrim them se kjo është një gjë e mirë, që ka njerëz të maturuar, që vijnë nga diaspora, student ekselent. Lista tregon emra të rinj, të cilët i bëjnë mirë opozitës. Por koha kur realizohet…momenti kur zhvillohen primaret ndez një garë brenda një force politike. Ka një dilemë të fortë nëse kjo betejë brenda partisë i shërben opozitës në këtë moment, ka shumë dilema se kjo mund të sjellë një përçarje.

Këlliçi: Ndaj të njëjtin shqetësim, sepse gara zhvillohet 10 ditë para skadimit të afatit për dorëzimin e listave për kandidatë. Por nëse PD do dijë ta përdorë për të krijuar një debat të shëndetshëm brenda PD kjo mund të jetë një asset dhe vlerë e shtuar. Është një eksperiment që ndodh për herë të parë. Kemi zhvilluar dhe primaret për kryetar bashkie. Nuk kanë kaluar pa debate dhe përplasje, por shpresoj që të kemi një frymë pozitive për të shkuar të bashkuar drejt zgjedhjeve. Rreziku që të krijohen sherrnaja është aty. PD po mban premtimin që kishte dhënë. Është një risi në politikën shqiptare. Në PS prej 34 vitesh nuk zhvillohet kurrë një garë e brendshme. Ministrat dhe deputetët  ngrysen dhe gdhihen pa e ditur se çfarë ndodh me të ardhem e tyre. Shpesh ndodh në kongrese që ministrat emërohen dhe shkarkohen dhe është surprizë për ta.

Zili: Fjala e fundit i ngel doktorit për lisat?

Këlliçi: Jo i ngel kryesisë. Sot në kryesi ka pasur debate. Ka zgjatur rreth 3 orë mbledhja.

Borakaj: Për çfarë ishin debatet?

Këlliçi: Për kontributin, njerëz që vijnë të rinj, për përbërjen e listave, përfaqësimin e qyteteve. Lista duhe të jetë sa më gjithëpërfshirëse. Edhe persona që nuk i njeh askush mund të vijnë dhe të garojnë në primare. Por persona që nuk kanë asnjë minutë, apo asnjë ditë kontribut politik në forcën politike, apo nuk kanë një kontribut shoqëror që të vijnë dhe të aplikojnë nuk është normale./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë