E diel, 8 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Zidane shkëput marrëdhëniet me Realin e Madridit

Zinedine Zidane nuk do të jetë më trajneri i Realit të Madridit. Njoftimi zyrtar u dha nga vetë ekipi.

 

“Reali i Madridit njofton se Zinedin Zidan ka vendosur të ndërpresë marrëveshjen me klubin duke ndërprerë punën si trajner i ekipit tonë. Është momenti që ta respektojmë vdendimin e tij dhe të tregojmë profesionalizëm ndaj tij dhe punës që ka bërë gjatë gjtihë këtyre viteve. Zidane është një nga mitet e mëdhej të Realit të Madridit, arritjet e tij tejkalojnë gjithcka që ai ka bërë si trajner apo si lojtar me klubin tonë. Ai e di që është në zemrën e Realit të Madridit dhe se Reali i Madridit do të jetë gjithmonë shtëpia e tij.”

 

Zidane pati disa ditë reflektimi pas mbylljes së sezonit pa trofe dhe tani ka marrë vendimin përfundimtar për t’u larguar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë