PSG mendon ti besojë stolin Zinedine Zidane.

 

Pas largimit nga Real Madridi në fund të sezonit të kaluar, Zizou vendosi të tërhiqej për pak, ndonëse emri i tij është lidhur shpesh me kombëtaren franceze si zëvëndësues i Deschamps. \

 

Javët e fundit madje është folur vazhdimisht për Manchester United dhe PSG .

 

Sipas “Mundo Deportivo”, në kryeqytetin francez nuk janë të kënaqur me Pochettino, i cili nuk është bindës as për rezultatet e arritura dhe as për menaxhimin e një ekipi plot yje.

 

Kjo është arsyeja pse Zidane nuk pranoi të merrte vendin e Xavi Hernandes tek Al Sadd në Katar , me shpresën se ndoshta në fund të sezonit mund të firmosë një kontratë në Paris.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *