Megjithe provokimet e Jose Mourinhos, trajneri i Real Madrid, Zidane, nuk shpërqendrohet aspak para ndeshjes së parë të rëndësishme të sezonit të ri, sfidës se Superkupës së Europës kundër Manchester Uinited. Zizu ka sidoqoftë një porosi për trajnerin Portugez në lidhje me çështjen Gareth Bale.
“Bejl është shumë mirë. Fundi i sezonit nuk ishte fatlum për të pasi kaloi dëmtime, por tani është stërvitur mire. Nuk më intereson ajo që thotë Murinjo, por paraqitja jonë në fushë. Është më mirë që ai të bëjë formacionin e tij ndërsa une timin. Në lidhje me Bale, ai përpiqet t’i hedhe pak benzine zjarrit para ndeshjes, por kjo nuk ka për të ndikuar fare tek ne. Unë do të hedh në fushë lojtarët më të mirë”.
Më pas një përgjigje edhe ne lidhje me formën e Kristiano Ronaldos, i cili u stërvit vetëm një ditë më grupin para se të udhëtonte për në Shkup, pasi kishte qenë me pushime.
“Ronaldo me ka impresionuar, ka të njëjtën forme që kishte edhe ne finalen e Kardifit në Champions. Fakti që është këtu ne Shkup me ne, do të thotë që është gati për të luajtur”.

Zidane mohoi interesimin për Dybalen, por sipas francezit, për merkaton ka ende kohe dhe vëmendja është e përqendruar e gjitha tek sfida e sotme.
“Jemi të gjithë të përqendruar maksimalisht tek ndeshja me Manchester United. Jemi gati dhe mezi presim të luajmë këtë përballe. Është ndeshja e parë zyrtare dhe duam me patjetër ta fitojmë. Kemi ende shume uri për të fituar trofe. Unë nuk jam një gjeni, por dua të fitoj çdo ndeshje e çdo trofe”.
Megjithëse u tregua i kujdesshëm për të mos zbuluar detaje nga formacioni, Zidanë, pikëpyetjet e vetme i ka për dy lojtarët në krah të sulmit, që do të mbështesin Benzeman, i vetmi i sigurt përpara. Nuk dihet nëse Ronaldo e Bale do të jene titullar apo do t’i jepet hapësire Iskos dhe Asensios, që në miqësoret e verës kanë treguar forme të mirë.





