20 muaj, 6 trofe te fituar. Një bilanc i shkëlqyer për Zinedine Zidane, trajnerin e Real Madrid, i cili për më tepër pas fitores se Superkupës se Europës ndaj Manchester United, mendon se ky trofe është vetëm fillimi për sezonin e ri.

 

“Jemi të gjithë të lumtur sepse luajmë gjithnjë për të fituar, sidomos ndeshjet e rëndësishme. Bëmë një ndeshje shumë të mirë, duke vuajtur pak në pjesën ë dytë por në fund fituam edhe falë karakterit që treguam. Ky është vetëm fillimi, sezoni është shumë i gjatë”.

 

Pyetjes në konferencën për shtyp në Shkup, nëse ky Real që fitoi dy here radhazi edhe Superkupën e Europës pasi e bëri këtë gjë edhe ne Champions, është ekipi më i fortë në histori, Zidan u përgjigj me qetësi, se ka shumë klube që kanë bërë historinë dhe Reali është një ndër to.

 

Nga ana tjetër, Jose Mourinho në analizën pas ndeshjes mendon se Manchester United mund të kishte bërë edhe me mirë sesa humbja minimale 2 me1. Portugezi nuk harron edhe polemikat, pjese e pandashme në punën si trajner.

 

“Mendoj se mund të kishim bërë diçka më shumë në këtë humbje,m  por goli i parë i realit ishte në pozicion jashtë loje. Me përdorimin e teknologjisë nga gjyqtarët ndeshja do të kishte përfunduar 1 me 1 dhe kështu do shkonim tek shtesat. Gjithsesi luajtëm kundër një skuadre me lojtare fantastike dhe rezultati qëndroi i hapur deri ne fund dhe ne tentuam me të gjitha mënyrat duke humbur edhe shanse në fund. Grupi i lojtarëve që kam tani në dispozicion është fantastik, jemi më mirë sesa kur fituam Europa League në muajin maj”.

 

Real Madrid ka fituar 3 trofe deri tani ne 2017, Uefa Champiojns League, La Liga dhe Superkupe Europe, ndërsa luan pas pak ditësh kundër Barcelonës ne Superkupen e Spanjes e po ashtu disa muaj me vone ne botërorin e klubeve me shpresën se mund t’i çojë ne 5 titujt ne kete vit kalendarik, ndërsa Man United  do të këtë shansin t’i tregoje vlerat në Uefa Champions League në këtë edicion, ku rikthehet pas një viti mungese.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *