Subscribe

Ziçishti nuk është më shumë se 15 km larg nga qyteti i Bilishtit, fshat që të tërheq me mikpritjen dhe bujarinë e banorëve të tij. Ziçishti është fshati ku sipas banorëve lindi serenata. Madje ata thonë se serenata i ka rrënjët këtu dhe jo në Korçë.

 

Vasil Kote është një nga banorët autoktonë. Në shtëpinë e tij mban pesë kitara, aq sa ai dhe djemtë krijojnë një orkestër të vogël. Vasili na thotë se Ziçishti ka serenatat e veta.

 

Befasues ishte po aq prifti i fshatit, Viktor Konomi, që edhe ai në oborrin e kishës i bie kitarës e këndon për mikpritjen.

 

Për të zbuluar edhe më tej traditën e fshatit, Bashkia Devollit organizon një panair me gatime të zonës. Kryetari i Bashkisë, Eduard Duro thotë se po bëhet gjithçka për ta kthyer Ziçishtin dhe gjithë Devollin në një ndalesë për turistët.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *