Nuk njeh te ndaluar zhvlerësimi i paundit britanik. Referendumi i se premtes, ka sjelle lëkundje ne tregjet financiare, duke forcuar te valutat përball paundit, por edhe te monedhës tone. Sipas kursit zyrtar te Bankës se Shqipërisë, te enjten nje paund u këmbye me 179 leke ndërsa kete te hëne deri ne mesdite, ai këmbehej me 165 leke, niveli me i ulet qe nga viti 2014. Per ekspertet ky është efekti i pasigurive ne tregjet financiare qe përcillen edhe ne tregun vendas. Por nje tendence rënëse ka shënuar edhe monedha europiane. Euro ka arritur ketë te hene te këmbehet me 136. Me nje renie te lehte nga fundjava. Ekspertet vërejnë se efekte e sezonit turistik nuk ndihen tani, ndaj kjo tendence është si pasoje e tregjeve financiare, pasiguritë te cilat do te vijojnë. Ne analizat e eksperteve, kjo situate e krijuar pas referendumit ne Britaninë e Madhe, nuk pritet ne terma afatshkurtër te japë ndikim ne ekonominë tone.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *