E martë, 10 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:59 Në vijim ora 00:01: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

Zhvlerësimi i euros përballë lekut

Kjo javë që po mbyllim nisi me një nivel  të ri të monedhës europiane në tregun vendas. Ajo u këmbye me 134 lekë, ndërsa në ditët në vijim ajo ka qëndruar në kufijtë e 135 lekë. Ky zhvlerësim i euros përballë lekut, për ekspertin e ekonomisë Zef Preçi, nuk lidhet me zhvillimet ekonomike, por me shpenzimet e prag fushatës elektorale.

 

Preçi argumenton më tej se në kohën kur niveli i remitancave është në rënie, investimet e huaja nuk kanë shënuar rritje të konsiderueshme prania me tepri e euros lidhet me aktivitetet informale.

 

Reklamë

Euro vijon të jetë e nënçmuar, duke reflektuar ofertën e lartë për këtë valutë dhe kërkesën e dobët. Përgjithësisht në muajin prill, euro në tregun vendas ka pasur tendencë forcuese, teksa pas mbylljes së bilanceve bizneset e huaja fillojnë e transferojnë fitimet, por këtë vit kjo tendencë sezonale nuk po konstatohet. Monedha europiane ka qenë përgjithësisht e dobët që nga tetori i vitit të kaluar, kohë kur shënoi rekordin e këmbimit prej 134 lekë.

 

 

Më shumë video

Reklamë