Subscribe

Panairi i gjedhit organizuar nga Agjencia Rajonale e Shërbimit Veterinar dhe mbrojtjes së bimëve ka mbledhur në Drithas të Korçës, blegtorë të shumtë nga e gjithë juglindja. Blegtorë të cilët kanë sjellë në këtë panair raca të ndryshme gjedhi të cilat ata I mbarështrojnë.

 

Luan Xhihani nga fshati Pojan i Korçës me lopën e tij të racës laramane ka fituar çmimin e parë në këtë konkurs. Ai na tregon se ka vetëm këtë lopë në shtëpi por nëse do të kishte mbështetje nga institucionet përgjegjëse do të kishte më shumë. Vetëm me këtë lopë arrin të marrë nga 35 deri në 40 litra qumësht në ditë.

 

Eni Pino, një tjetër fermer por nga fshati Shtyllë, ka sjellë nga Franca racën taranteze e cila sipas tij i përshtatet terrenit malor të juglindjes.

 

Racë e cila është e kryqëzuar me racën brun Alpine dhe jep deri në 40 litra qumësht. Pino duke parë vështirësit I ka bërë apel Ministrisë së Bujqësisë për më shumë mbështetje.

 

Jetnor Hysolli, specialist veterinarie tregon se vëmendja e qeverisë për blegtorët nuk është ajo e duhura. Për këtë ai sjell si shembull rrethin e Devollit kur thotë se nga 50 fermerë që kanë kërkuar mbështetje financiare për ritjen e numrit të blegtorisë vetëm 6 prej tyre kanë përfituar.

 

Edhe për Adem Hoxhën, drejtorin e Agjencisë Rajonale e Shërbimit Veterinar dhe mbrojtjes së bimëve vëmendja e ministrisë së bujqësisë duhet të jetë më e madhe ndaj blegtorëve. Ai thotë se organizimi i këtij kunkursi ka patur si qëllim tërheqjen e vëmendjes së instancave por edhe të blegtorëve

Vetëm në juglindje të vendit mbarshtrohen 40 mijë gjedhë, 35 mijë janë vetëm lopë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *