E premte, 2 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Zhvillohet Kampionati i Pingpongut, ekipet dhe sportistët që triumfuan

Federata Shqiptare e Pingpongut ka zgjedhur qytetin e Burrelit për të zhvilluar kampionatin kombëtarë të këtij sporti, në ekipe për të rritur për vitin 2024. 14 ekipe garuan në këtë sport të bukur por edhe të vështirë në tenisin e tavolinës.

11 ekipe meshkuj garuan për të nxjerrë ekipin kampion kombëtar ndërsa tre ekipe femra garuan mes tyre. Pas një gare të fortë mes ekipeve Elbasanit, Teutës, Tomori, “Gjikondi”, “Vllaznia”, “Kampionët”, “Partizani”, “Shoqata Kol Malaj”, “Burreli”, “Top Spin Tirana” dhe Beratit, kampione e Shqipërisë për meshkuj për vitin 2024 u shpall ekipi i Teutës së Durrësit ku mundi me rezultatin 3 me 2, ekipin e Tiranës.

Reklamë

Kampioni i Shqipërisë individual Aron Koni tha se ky është një rezultat i merituar.Ndërkohë, për femra në finale doli ekipi i Teutës dhe Elbasanit ku kampione u shpall ekipi i Teutës. Samanda Agolli e cila është edhe kampione Shqipërie në lojën individuale tha se ky është titulli i 11 radhazi i ekipit të saj që shpallet kampione në rang vendi.

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Pingpongut, Tonin Binoshi tha se arsyeja e zhvillimit të kampionatit në Burrel është se ky qytet ka një histori kampionësh në këtë sport. Binoshi shtoi se ky sport po vjen në rritje pasi janë krijuar shumë ekipe moshash.

Sporti i Pingpongut, është një nga sportet e vështira pasi kërkon përqendrim maksimal në një lojë shpejtësie dhe taktike./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë