Subscribe

Mbi 2500 vrapues nga Shqipëria dhe më shumë 42 shtete të ndryshme po sfidojnë veten dhe kolegët e tyre në 3 kategori të ndryshme, “We too”, “Half Marathon” (21, 0975 km) dhe “Tirana 10K”.

 

Në fjalën e tij para nisjes së Maratonës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj theksoi se kjo garë që është kthyer në një eksperiencë të bukur për kryeqytetin dhe për këtë falenderoi të gjitha pjesëmarrësit që kanë ardhur nga të katër anët e botës.

 

“Shumë faleminderit që keni ardhur në Tiranë. Një duartrokitje për ata që kanë ardhur nga Kosova nga qytete të tjera të Shqipërisë, nga qytete të tjera të Europës. Nga Asutralia, Zelanda e Re, Japonia, Kina, Amerika, Kanadaja, Kili. Nga të gjithë bota. Faleminderit që keni ardhur në Tiranës, jam i sigurt që do të largoheni jo vetëm me një eksperiencë fantastike, por edhe me miq të rinj”, -tha Veliaj.

 

Ai shtoi se personalisht do të vrapoi për kauzën e atyre që u dëmtuan nga tërmeti i shtatorit duke dashur që të ndërgjegjësojë sa më shumë qytetar për të ardhur në ndihmë dhe kontribuar në përballimin e kësaj situate.

 

“Dua t’i jap një super përshëndetje, atyre që kësaj here po vrapojnë për një kauzë. Unë kam zgjedhur kauzën time dhe ata që më kanë mbështetur për rindërtimin e shtëpive që u dëmtuan nga tërmeti, janë bërë pjesë e kauzës time. Dua t’i falënderoj ata, por të përshëndes këdo kauzë tjetër. Pashë disa që po vrapojnë për refugjatët. Një super kauzë që gjithë organizatat e OKB-së po bëjnë. Pashë disa aktivistë të tjerë për tema ekologjike, për emergjencën e klimës, për të mbjellë më shumë pemë, për të ruajtur një specie në zhdukje. Ka edhe nga ata që po vrapojnë thjesht për qejf dhe gallatë. Nuk ka rëndësi nëse po vraponi për qejf apo për një kauzë, mirëserdhët në Maratonën e Tiranës në Edicionin e katërt”, pohoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *