Subscribe

Ne institucionet e arsimit te larte publik po mbahen zgjedhjet për drejtuesit e rinj. Ne orën 8 te mëngjesit ne 14 universitetet e vendit ka nisur normalisht procesi i votimit. Gara me e ashpër ndihet ne universitetet e kryeqytetit dhe veçanërisht ate te Tiranës. Tensioni është i theksuar tek stafet akademike dhe radhët e mjekeve, te cilët reflektojnë ndarjet dhe lobinjgjet e krijuara sipas kandidateve. Edhe pse nuk pranojnë te flasin, pedagoget ashtu si kandidatet kane interesat dhe pritshmërie e tyre nga këto zgjedhje e sidomos kur ato fitohen nga profesori qe kane mbështetur me fanatizëm. Me indiferente janë studentet. Jo vetëm sepse vota e tyre ka nje peshe shume te ulet ne ketë proces 10%, por edhe për faktin se te rinjtë shqiptare janë neglizhente edhe kur behet fjale për shkollimin e tyre. Shume nga studentet e pyetur nuk njohin kandidatet, ndaj mund te votojnë rastësisht apo te orientohen nga te tjerë. Te tjere studente te organizuar nga lëvizje politike kane zgjedhur te bojkotojnë votimin. Për shkak te ngjarjeve te ditëve me pare, kur u kërcënua kandidati Mynyr Koni, vëmendja është përqendruar ne Universitetin e Tiranës. Pas votimit kandidatja per rektore Klodeta Dibra ka mohuar zërat per tërheqje. Ashtu si gjate fushatës, edhe ditën e zgjedhjeve profesori Mynyr Koni ka qene hermetik ndaj medias, duke refuzuar çdo komunikim me gazetaret. Procesi i votimit mbyllet ne orën 16 per te nisur me pas numërimi ne çdo fakultet. Zgjedhjet ne institucionet e arsimit te larte do te përcaktojnë 14 rektoret e rinj, 55 dekanë dhe 155 shefa departamentesh

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *