Zhvillohen zgjedhjet lokale në Turqi

Mëngjesin e kësaj të diele turqit u janë drejtuar qendrave të votimit, për të votuar në zgjedhjet lokale.
Sipas vendimit të Këshillit të Lartë Zgjedhor të Turqisë (YSK), në këto zgjedhje garojnë 12 parti politike. Betejën kryesore zgjedhore do ta zhvillojnë Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Partia Popullore Republikane (CHP), Partia Lëvizja Nacionaliste (MHP), Partia İYİ dhe Partia Demokratike e Popujve (HDP).
Shtatë partitë e tjera që marrin pjesë në zgjedhje janë Partia e Pavarur Turke (BTP), Partia e Unitetit të Madh (BBP), Partia Demokratike (PD), Partia Demokratike e Majtë (DSP), Partia Saadet, Partia Komuniste e Turqisë (TKP) dhe Partia Vatan.
Presidenti Tayyip Erdogan i ka cilësuar këto zgjedhje si një çështje mbijetese për vendin. Prej 16 vitesh Erdogan, ka dominuar politikën turke falë rritjes së fuqishme ekonomike dhe aftësive të larta të të bërit të fushatës, është bërë udhëheqësi më popullor, por njëkohësisht edhe më ndarës në historinë moderne të vendit.
Ndërsa pritet që në këto zgjedhje ai të marrë një goditje elektorale, me anketat që tregojnë se Partia e tij AK mund të humbë kontrollin e kryeqytetit, Ankarasë dhe madje edhe Stambollit, qytetit më të madh të vendit.
Në votime do të marrin pjese mbi 57 milionë njerëz kanë të drejtë vote, ndërsa një pamje e qartë e fituesve ndoshta do të dalë rreth mesnatës.




