E premte, 9 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Zhvillimi i qëndrueshëm, prioritet”, Begaj fjalim në Forumin e nivelit të lartë në New York

 Në Nju Jork po mbahet Forumi i Nivelit të Lartë Politik për Zhvillimin e Qëndrueshëm, i njohur ndryshe si Samiti për Objektivat e Zhvillimit ku merr pjesë edhe Shqipëria.

 

Reklamë

Ky samit vlerësohet si një moment kyç për realizimin e objektivave veçanërisht pas ndikimit të pandemisë, agresionit rus dhe një sërë faktorësh të tjerë.

 

Reklamë

Në takimin që i parapriu nisjes së sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, presidenti Bajram Begaj  u shpreh se zhvillimi i qëndrueshëm është garancia më e fortë për të ruajtura paqen dhe stabilitetin.

 

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BAJRAM BEGAJ

 “Dëshiroj  të theksoj se Shqipëria është në një rrugë zhvillimi të përshpejtuar, duke përqafuar një qasje gjithëpërfshirëse dhe transformuese që përfshin zhvillimin ekonomik, social dhe mjedisor. Zbatimi i agjendës së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm nuk është vetëm një prioritet; është një përpjekje kombëtare kolektive ku janë angazhuar të gjitha institucionet shtetërore, përfshirë shoqërinë civile” 

 

Presidenti republikës Bajram Begaj do të mbajë në ditët në vijim fjalën në sesionin e 78 të asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Vazhdo të lexosh

Reklamë